Politike

Kush e kërkoi takimin Meta-Kim? Kreu i PL: Marrëdhëniet me SHBA janë prioritare për mua

I pyetur për takimin me Kim, ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë prioritare për të. 

25 Shtator 2022, 12:33 Nga F.M
Kush e kërkoi takimin Meta-Kim? Kreu i PL: Marrëdhëniet me SHBA
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar edhe njëherë se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Në një konferencë me gazetarët, i pyetur për takimin me Kim, ai tha se marrëdhëniet me SHBA-të janë prioritare për të. 

"Unë nuk ju ndaloj ju të bini viktimë e koncepteve nga ana e Rilindjes. Rilindja këtë punë ka. Marrëdhëniet e theksoj edhe njëjherë, të miat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të shkëlqyera. Kanë qenë dhe mbeten prioritare për mua,"_ tha Meta. 

Takimi mes tyre është zhvilluar paraditen e 23 shtatorit. Ka qënë kryetari i Partisë së Lirisë, ai i cili ka ndarë pamjet nga takimi i përbashkët, i cili u zhvillua në ambientet e partisë, nën shoqërinë e stafit të dy palëve.

ilir met yuri kim

Sondazh

Poll