Politike

Veliaj nis fushatën, në krah ka Blendi Klosin. PD nis të hënën 'selektimin' e kandidatëve

Erion Veliaj i thumboi dy drejtuesit e opozitës, si Sali Berishën, ashtu edhe Ilir Metën, për ankesat që ata për nivelin e jetesës e shqiptareve.

24 Shtator 2022, 20:46 Nga k.m.
Veliaj nis fushatën, në krah ka Blendi Klosin. PD nis të
Blendi Klosi dhe Erion Veliaj

TIRANË- Socialistët kanë ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2023. Në takimin e sotëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë, nisi 'matjen' me kundërshtarin. Ndërsa në krahë kishte zgjedhur që të kishte sekretarin Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosin.

Po ashtu, Veliaj i thumboi dy drejtuesit e opozitës, si Sali Berishën, ashtu edhe Ilir Metën, për ankesat që ata për nivelin e jetesës e shqiptareve.

“Por, pyetja që kam unë është kjo: Si nuk ikën asnjëri nga Gjiri i Lalëzit? Keni parë njeri nga opozita të ikë nga Shqipëria? Pse nuk ikën Saliu nga Shqipëria? Saliu, në fakt, nuk ikën dot se është “non grata”, po as nga Gjiri i Lalzit nuk ikën njeri se jetohet shumë mirë aty. E keni parë Ilir Metën të ikë nga Lalzi?”- tha Veliaj.

Socialistët kanë nisur mobilizimin e strukturave për zgjedhje, në një kohë që demokratët nuk kanë nisur ende primarët e premtuara për kandiatët, të cilët do zgjidhen përmes një gare te brendshme me vote. Berisha paralajmëroi zhvillime të rëndësishme të hënën, por ende nuk dihet se si do të ndahen kandidatët me aleatët e tyre të Partisë së Lirisë. Në daljet televizive, edhe Meta ka rënë dakord që të ketë primare mes demokratëve dhe emrave të tij, por mbetet për t'u parë se si do të përcaktohen kundërshtarët e socialistëve. Ndërkohë që puna ka nisur, deri më tani presidenti Bajram Begaj ende nuk ka caktuar një datë zgjedhjesh për votimet lokale. 

erion veliaj bashkia tirane tirane

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...