Politike

Takimi me Kim/ Meta: Unë nuk zgjedh mes Berishës e Amerikës, kam programin tim

Ai shtoi se as marrëdhënien me Berishën nuk e vë në diskutim, por nuk ka pse të bëjë një zgjedhje mes të dyve. 

25 Shtator 2022, 12:30 Nga F.M
Takimi me Kim/ Meta: Unë nuk zgjedh mes Berishës e Amerikës, kam
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka bërë asnjë zgjedhje kur është pyetur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se marrëdhëniet me SHBA-të i ka të shkëlqyera. Ai shtoi se as marrëdhënien me Berishën nuk e vë në diskutim, por nuk ka pse të bëjë një zgjedhje mes të dyve. 

"Mund tu them se marrëdhëniet e mia me SHBA-të gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në drejtim të forcimit të partneritetit tonë strategjik dhe marrëdheniet biletarale, në plotësimet e detyrimeve tona 100% si një vend anëtar i NATO-s, gjë që nuk mund të ndodhte pa mbështetjen e SHBA dhe sa i përket përshpejtimit të procesit të integrimit europian që është interes i SHBA. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë konstruktive, shumë bashkëpunuese. Unë nuk kam përse të diskutoj marrëdhënien me Berishën që kam sot. Ajo që dua t'ju sqaroj unë është se unë nuk bëj zgjedhje mes Berishës e Amerikës. Ne kemi programin tonë si Partia e Lirisë, respektojmë vendimet që marrin anëtarët e simpatizantët, nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedjeve të tyre. Por i qëndrojmë programit tonë,"- tha Meta ndër të tjera. 

ilir meta

Sondazh

Poll