Politike

SKEMA- Si harxhohen 800 kwH brenda një muaji (PËRLLOGARITJA)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

24 Shtator 2022, 18:11 Nga e.k
SKEMA- Si harxhohen 800 kwH brenda një muaji (PËRLLOGARITJA)
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka publikuar një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë deri në 800 kWh në muaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet se janë analizuar aktivitetet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj, ndërsa sugjeron qytetarët të kursejnë.

“Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWh? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja.

Kujtojmë se nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh. Konkretisht, tarifa për blerjen e energjisë është 35 lekë për kWh, plus 7 lekë tarifat e transmetimit. Kjo rritje e energjisë të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike. Enti Rregullator i Energjisë u mblodh ditën djeshme në një mbledhje të Bordit Drejtues ku u vendos dhe miratimi i vendosjes së fashës me çmim të ri për të gjitha ato familje që konsumojnë më shumë se 800 kw. Sipas fashës së re ata që do të shpenzojnë mbi këtë fashë do të faturen me 42 lekë Kw. Kryeministri Edi Rama ka thënë më herët se kjo fashë mund të hiqet në muajin në janar në varësi dhe të situatës elektro-energjetike në vend.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...