Politike

Meta: Rritjen e çmimit të energjisë e vuajnë qytetarët, Tirana ka dështuar me ujin e pijshëm dhe kanalizimet

Ai shtoi se limiti i konsumit të energjisë duhet të bëhet 1200 kw jo 800, sa është lënë nga qeveria.

25 Shtator 2022, 12:25 Nga F.M
Meta: Rritjen e çmimit të energjisë e vuajnë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi qeverinë se po vjedh qytetarët në mes të krizës që po përjeton e gjithë bota pas luftës së nisur në Ukrainë. Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se kriza e energjisë elektrike po i shkatërron shqiptarët. Ai shtoi se limiti i konsumit të energjisë duhet të bëhet 1200 kw jo 800, sa është lënë nga qeveria. Sipas Metës, edhe Bashkia Tiranë ka dështuar me ujin dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve.

"Pasojat më të mëdha me të cilat po ndeshen qytetarët nuk kanë të bëjnë thjesht me krizat jashtë nesh, nga të cilat dhe ne ndikohemi, por pasojat e vërteta dhe më të rëndat, përfshirë rritjen marramendëse të cmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së plotë të përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit. Fasha duhet bërë 1200 kw. Akoma më e rëndë është situata në sistemin e kanalizimeve. Aferat e njohura janë kulmet e krijimtarisë së vjedhjes e korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qendron. Asnjë justifikim nuk qëndron. Le të marrim në konsideratë situatën me menaxhimit e ujit të pijshëm, i cili ka edhe ai efektin e vet në këtë dështim të çështjes së energjisë. Dështimet e jashtëzakonshme në këtë sektor, pavarësisht se premtoi që do garantonte 24 orë ujë, është spektakolar. Uji për të cilin nuk merren të ardhurat është shumë i lartë, 67% e tij, humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi,"- tha Meta ndër të tjera. 

ilir meta 

Sondazh

Poll