Politike

Paralajmëruan Kuvend Kombëtar, të hënën PD mbledh edhe Kryesinë, porosia: Merrni masa per pjesëmarrjen

Në këtë mbledhje do të diskutohen dy çështje, krahas rendit të ditës të njoftuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

24 Shtator 2022, 21:00 Nga k.m.
Paralajmëruan Kuvend Kombëtar, të hënën PD mbledh edhe
Foto ilustruese

TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar mbledhje kryesie të hënën në orën 13:00, pak orë para zhvillimit të Këshillit Kombëtar që u paralajmërua pak ditë më parë nga kryetari i 'KK', Edi Paloka. Në këtë mbledhje do të diskutohen dy çështje, krahas rendit të ditës të njoftuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, përkatësisht:

-Diskutim dhe miratim i Kodit te Sjelljes dhe Etikes

- Diskutim dhe Miratim i Rregullores se Brendshme te PDSH.

Ndërsa të gjithë që kanë marrë mesazhin për mbledhjen u ka shkuar edhe një porosi: Ju lutem merrni masa per pjesëmarrjen.

Edi Paloka në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar njoftoi më 20 shtator se Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar të hënën më 26 shtator, në orën 17:00, ku me shumë gjasa do të hapet gara e primareve për kandidatët që do të garojnë kundër socialistëve në zgjedhjet e ardhshme lokale. 

kryesia e pd

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...