Aktualitet

'Shijoi' koncertin e Butrint Imerit, shqiptari del e bën drift jashtë lokalit në Angli, përplas 4 persona

Sipas mediave britanike, në momentin që i riu ka bërë drift ka qenë në një video live në Instagram dhe si rrjedhojë ngjarja është regjistruar me pamje dhe audio.

24 Shtator 2022, 23:13 Nga k.m.
'Shijoi' koncertin e Butrint Imerit, shqiptari del e bën drift
Drift

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Gjatë mbrëmjes së djeshme, këngëtari shqiptar Butrint Imeri ka qenë i ftuar në lokal, pranë stacionit Archway në Londrën Veriore, ndërsa jashtë ambientit të lokalit një i ri ka nisur të bëjë drift duke përplasur 4 persona.

Sipas mediave britanike, në momentin që i riu ka bërë drift ka qenë në një video live në Instagram dhe si rrjedhojë ngjarja është regjistruar me pamje dhe audio. Por po ashtu, pamje nga drifti ka siguruar edhe "JOQ".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

I riu që shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe më pas është liruar nga policia angleze.

Pas lirimit, Policia Metropolitane bëri me dije se: Policia u thirr rreth orës 03:55 të së shtunës, 24 shtator, në një makinë në përplasje me një numër këmbësorë në Archway Road afër stacionit Archway. Makina u ndal në vendngjarje. Katër këmbësorët janë dërguar në spital, presim vlerësimin e gjendjes së tyre. 

Nuk dihet ende identiteti i të riut që bëri manovra të rrezikshme dhe as katër të plagosurve.

britani e madhe

Sondazh

Poll