Aktualitet

Vodhi 800 euro dhe 75 mijë Lekë në një market, arrestohet 28-vjeçari nga Fieri

Aksioni nisi pasi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u njoftuan se në lagjen "15 Tetori" kishte ndodhur një grabitje në një dyqan.

24 Shtator 2022, 19:06 Nga k.m.
Vodhi 800 euro dhe 75 mijë Lekë në një market, arrestohet
Foto ilustruese

FIER- Një 28-vjeçari, i identifikuar si Valentino Dino, është arrestuar nga Policia e Fierit pasi akuzohet për vjedhje. Aksioni nisi pasi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u njoftuan se në lagjen "15 Tetori" kishte ndodhur një grabitje në një dyqan. Patrulla mundi që të kapte në moment hajdutin, bashkë me paratë që kishte vjedhur; 800 Euro dhe 75 000 Lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, sapo janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, kanë shkuar në vendngjarje. Falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.

Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 28 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

valentino dino fier

Sondazh

Poll