Aktualitet

Drejtor i ri për 'Butrintin', FMTK: Do zgjidhet një boshnjake, e njohur për shërbimet ndaj Kumbaros

Sipas tij, burime nga Ministria e Kulturës u kanë bërë me dije se spao është hapur një konkurs i paracaktuar, për të "zgjedhur" drejtorin e ri të fondacionit të Butrintit.

24 Shtator 2022, 20:10 Nga k.m.
Drejtor i ri për 'Butrintin', FMTK: Do zgjidhet një
Parku i Butrintit

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë një denoncim në rrjetet e tyre sociale. Sipas tij, burime nga Ministria e Kulturës u kanë bërë me dije se spao është hapur një konkurs i paracaktuar, për të "zgjedhur" drejtorin e ri të fondacionit të Butrintit. Bëhet fjalë për një zonjë nga Bosnje-Herzegovinën që pretendohet se është e njohur me paraardhësen e Elva Margaritit, Mirela Kumbaron.

"Ministria e Kultures dhe AADF kane hapur nje "konkurs" per drejtorin ekzekutiv te ri te fondacionit Butrinti. Sipas burimeve nga vete ministria ky konkurs eshte paracaktuar dhe planifikohet te zgjidhet nje zonje boshnjake, e njohur per sherbimet qe i ka bere ministres Kumbaro ne punet e saj me fondet publike ne trashegimi. Kujtojme restaurimin skandaloz te hamamit te Krujes apo monumente te tjera historike. Le te shikojme nese fjalet jane te verteta apo jo,"-shkruhet në postimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga ky postim në rrjetet sociale, ende nuk ka asnjë zë që e mohon drejtimin e "FMTK-së", që vazhdon fokusin tek çështja e Butrintit që është kthyer një nga zhvillimet kryesore të vitit, duke përfshirë edhe politikën. Opozita ngriti si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit.

Deputetja e PD, Ina Zhupa e cilësoi një koncension të pastër dhe një marrëveshje me qëllim fitimet ekonomike në kurriz të rrezikimit të pasurive kulturore kombëtare, ndërsa ish-Presidenti Ilir Meta ktheu për rishikim projektligjin e kaluar në Kuvend, por do të miratohet sërish. Nga ana tjetër, shoqëria civile ka premtuar dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.

parku i butrintit forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Sondazh

Poll