Aktualitet

'Ujë, sill ujë'/ Bombola e gazit shkrumbon vilën te 'Bulevardi i Ri', pronarët të tmerruar, njërës i bie të fikët

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga shpërthimi i bombolës nuk ka të lënduar nga flakët, por pronarët janë në panik, madje një zonje dhe i ka rënë të fikët.

24 Shtator 2022, 18:38 Nga k.m.
'Ujë, sill ujë'/ Bombola e gazit shkrumbon vilën te
Banesa e djegur

TIRANË- Një vilë dykatëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se në lagjen nr.8 pranë Bulevardit të Ri një bombol gazi ka shpërthyer duke djegur katin e parë të vilës, ndërkohë që nuk dihet nëse flakët kanë depërtuar edhe në katin e dytë.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga "JOQ" nga shpërthimi i bombolës nuk ka të lënduar nga flakët, por pronarët janë në panik, madje një zonje dhe i ka rënë të fikët. Një tjetër e mban në krahë dhe kërkon ujë për ta sjellë në vete.

"Qetësohu, qetësohu. Ujë, na sill ujë,"-dëgjohet në video ndër ulërima, ndërsa zjarri ka pushtuar banesën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur mbi ngjarjen, ndërsa nuk dihet se sa dëm ka shkaktuar zjarri në vilën dykatëshe. Megjithatë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

zjarr ne tirane tirane

Sondazh

Poll