Aktualitet

Aksion në Morinë/ 41-vjeçari s'i ndalon Policisë në kufi, i jep gaz makinës e hyn në Shqipëri

Deri më tani, raportohet se i prangosuri është 41-vjeçari, i identifikuar me inicialet S. Sh., banues në fshatin Bardhoc.

24 Shtator 2022, 20:31 Nga k.m.
Aksion në Morinë/ 41-vjeçari s'i ndalon Policisë
Foto ilustruese

KUKËS- Një 41-vjeçar është ndaluar pasi kaloi pikën kufitare të Morinës. Policia e Kukësit njoftoi se 41-vjeçari nuk e ndaloi makinën kur mori urdhërin nga Policia e Kosovës por u largua me shpejtësi, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi.

Deri më tani, raportohet se i prangosuri është 41-vjeçari, i identifikuar me inicialet S. Sh., banues në fshatin Bardhoc. 41-vjeçari u prangos për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Por ende nuk dihet se cili ishte shkaku që i prangosuri donte t'i largohej dhe të mos ndalonte për kontrollin e Policisë.

Njoftimi/ PKK Morinë:

Nuk ndaloi pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Gjatë kontrollit të imtësishëm që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtonte i ndaluari, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

dogana e morines kukes

Sondazh

Poll