Aktualitet

FOTO- Shkulet statuja në shëtitoren e Durrësit, Tina Turner i mbesin vetëm...takat

Kjo statujë, ishte vendosur së bashku me John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve '80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore, por sot i kanë mbetur vetëm takat.

24 Shtator 2022, 21:21 Nga k.m.
FOTO- Shkulet statuja në shëtitoren e Durrësit, Tina Turner i
Statuja në Durrës

DURRËS- Rreth 2 muaj pas vendosjes së 4 yjeve të rrokut botëror në shëtitoren “Taulantia”, në Durrës njërës nga statujat i kanë mbetur vetëm këmbët.

FOTO- Shkulet statuja në shëtitoren e Durrësit, Tina Turner i

Bëhet fjalë për statujën e këngëtares së njohur, Tina Turner, e cila është shkulur.

Kjo statujë, ishte vendosur së bashku me John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan për të dhënë idenë e lirisë te të rinjtë e viteve '80 e cila kulmoi me eksodin e famshëm në drejtim të vendeve perëndimore, por sot i kanë mbetur vetëm takat.

FOTO- Shkulet statuja në shëtitoren e Durrësit, Tina Turner i
Tina Turner, John Lennon, Mick Jagger dhe Bob Dylan

Siç duket edhe nga pamjet sheshi është plot, por statuja ka mbetur ende e parregulluar. Ndëraa ende pritet një reagim nga ana e autoriteteve për të shpjeguar si dhe pse ka ndodhur dëmtimi i statujës së Turner. 

 

durres tina turner

Sondazh

Poll