Aktualitet

Pika kontrolli kudo në Vlorë e Fier, Policia e Shtetit kërkon 'shkelësit e ligjit', kush është objektivi?

Nga kontrollet e deritanishme, raportohet se tani po kryhen kontrolle për makinat me xhama të zinj, por edhe persona në kërkim.

24 Shtator 2022, 20:33 Nga k.m.
Pika kontrolli kudo në Vlorë e Fier, Policia e Shtetit kërkon
Pamje nga aksioni në Vlorë

VLORË- Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit kanë ngritur disa pika kontrolle në pika "kyç" të qytetit.

Nga kontrollet e deritanishme, raportohet se tani po kryhen kontrolle që kanë për qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund të transportojnë lëndë narkotike.


Në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe personat në kërkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.  Deri më tani, nuk ka raportime nëse ka të ndaluar, apo nëse Policia ka ndonjë objektiv për ndërmarrjen e aksionit.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll