Politike

Berisha: I bëj thirrje grupit parlamentar të bashkohet me PD, nuk do të tolerojmë asnjë që bashkëpunon me Ramën

Ai tha se deputetët e grupit parlamentar janë të ftuar ti bashkohen PD dhe se nuk do të tolerohet asnjë bashkëpunim i tyre me Ramën.

24 Shtator 2022, 12:53 Nga e.k
Berisha: I bëj thirrje grupit parlamentar të bashkohet me PD, nuk do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka folur në lidhje me situatën brenda PD.

Ai tha se deputetët e grupit parlamentar janë të ftuar ti bashkohen PD dhe se nuk do të tolerohet asnjë bashkëpunim i tyre me Ramën.

Sali Berisha: Mirëpres secilin deputet t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.  Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha. Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës. Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq. Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën.

sali berisha

Sondazh

Poll