Politike

Sulmi kibernetik, Rama e përmend në OKB, përfaqësuesi i Iranit s'i ngre sytë nga fleta. Vetëm mban shënim

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje që tani e gjithë bota të kthejë vëmendjen edhe nga sulmet virtuale, si ai me të cilin u përball Shqipëria në korrik dhe sërish tani në shtator.

24 Shtator 2022, 17:49 Nga k.m.
Sulmi kibernetik, Rama e përmend në OKB, përfaqësuesi i
Përfaqësuesi i Iranit dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e la pa përmendur sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje që tani e gjithë bota të kthejë vëmendjen edhe nga sulmet virtuale, si ai me të cilin u përball Shqipëria në korrik dhe sërish tani në shtator.

Sulmi kibernetik, Rama e përmend në OKB, përfaqësuesi i

“Shqipëria pësoi një sulm me qëllim vjedhjen e të dhënave dhe paralizim të sistemeve në korrik dhe më pas shkatërrimin e tyre. Një hetim i kryer me ekspertizën më të mirë ka konfirmuar se sulmi ishte një agresion i orkestruar nga Irani. Qeveria shqiptare nuk pati zgjedhje por ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Ne i bëjmë thirrje OKB-së të përqendrohet më seriozisht për sigurinë kibernetike për të ndihmuar në parandalim,”-tha Rama ndër të tjera. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës që Rama fliste, kamera u kthye edhe nga përfaqësuesi i Iranit në sallë, i cili për asnjë moment nuk e ngriti kohën, por mbajti shënim gjithë ç'tha kryeministri i Shqipërisë në fletën që kishte para.

edi rama edi rama ne okb irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...