Politike

PL: Ja si po e rrafshon kodrën e Tiranës, banda 'Rama-Veliaj' dhe po mbush xhepat me paratë e betonit!

Sipas tij, qëllimi si i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është marrja e parave. 

24 Shtator 2022, 17:49 Nga k.m.
PL: Ja si po e rrafshon kodrën e Tiranës, banda
Pamje nga videoja

TIRANË- Partia e Lirisë ka bërë një denoncim të ri sot me pamje të marra nga toka dhe nga ajri, ku duket sesi sipas tyre "Rama-Velaj" po shkatërrojnë natyrën për të ngritur një rezidencë vilash. Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL, publikoi pamjet e marra nga ajri. Sipas tij, qëllimi si i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është marrja e parave. 


“Masakra e kurorës së gjelbër të Tiranës është një tjetër krim i bandës Rama-Veliaj. Pamjet në video të marra nga toka dhe sateliti, që i përkasin një prej kodrave dikur më të gjelbëruara të kryeqytetit, në hyrje të autostradës Tiranë - Elbasan, dëshmojnë qartë gjurmën e madhe të shkatërrimit të natyrës së virgjër nga kantieri i stërmadh i betonit, që po zëvendëson pemët me rezidenca vilash. Kjo është një tjetër dëshmi tronditëse që rrëzon propagandën e gënjeshtërt të "Pyllit Orbital" dhe që tregon në dritë të diellit se si babëzia që nuk ndalet, paligjshmëria dhe korrupsioni i bandës Rama-Veliaj po zhduk me shpejtësi gjelbërimin. Mbushja e xhepave të tyre me paratë e betonit duke bërë trafik me mushkëritë e banorëve të Tiranës është i vetmi misionin dhe vizion i Edi Ramës dhe Erion Veliaj për kryeqytetin! Këta armiq të gjelbërimit dhe shëndetit të qytetarëve të Tiranës duhen shporrur sa më parë!”

tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 24 Shtator 2022, 12:57 e.k

Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal

Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...