'Qytetari dixhital' brand por s'i mjafton Berishës/ "LIVE-et" në Facebook, si po kopjohet Rama
Tashmë Rama ka kapërcyer edhe në platformën “TikTok”, mbetet për t’u parë nëse Berisha do të kërkojë “zgjerim” në skuadrën e tij të PR-së.
TIRANË- Komunikimi dhe afërsia me ndjekësit nëpërmjet mediave sociale është kthyer në një domosdoshmëri për politikanët. Edhe ata shqiptarë. Sapo kuptoi rëndësinë dhe ndikimin e rrjeteve sociale, Edi Rama edhe kur ishte në opozitë vendosi që të bëhej pjesë e botës së re, që me ardhjen e internetit ishte ende një mistër. Megjithatë e bëri hapin duke u bërë politikani i parë që komunikonte nëpërmjet “Twitter”.
Më pas, u fokusua edhe në Facebook, një rrjet jo aq “zyrtar” por që rëndom gjen thuajse çdo shqiptar, e ku gjithkush mund të të shkruajë, e të të shkruajë nga gjithkund. Kryeministri Edi Rama ka një rubrikë në “Facebook”, ku komunikonte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, të cilët i dërgonin pyetje dhe ai përgjigjej.
Edhe pse ka hequr dorë nga kthimi i përgjigjeve në komente, Rama vazhdon ende traditën e ‘live’ duke komunikuar me ndjekësit.
Njëlloj si Rama, pak vite më parë ish-kryedemokrati Lulzim Basha bënte të njëjtën gjë, duke dalë në Facebook, por edhe në Instagram. Teksa Rama rubrikën e tij e kishte quajtur “Pyet Kryeministrin”- që më pas u zëvendësua sipas temës, dikur kreu i opozitës përdorte frazën - “Fol po të dëgjoj”.

Emërtimi mesa duket është ndryshimi i vetëm mes dy rubrikave.
Pasi paraqitja është e njëjta, Basha shfaqet i ulur në zyrën e tij para kompjuterit duke lexuar komentet, njëlloj siç bën Rama. Madje gjatë pandemisë së koronavirusit, ky i fundit aq shumë po e përdorte këtë metodë komunikimi saqë kundërshtarët po ia përdornin kundër.
“Rama drejton shtetin dhe nxjerr ligje me Facebook,”-pretendonin kundërshtarët e tij, duke i dhënë edhe një këndvështrim tjetër të komunikimit të kryeministrit.
Sot, në të njëjtën trend ka ‘kërcyer’ edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë mban edhe postin e kryedemokratit. Komunikimin me ndjekësit në Facebook duket qartë që e ka të mirë nga “qytetari dixhital”, që shpesh herë kanë bërë politikën e ditës. Kujtojmë këtu rastin e arrestimit të Klemend Balilit, që para Policisë së Shtetit e dha Berisha, apo tek denoncimet e shumta që bën në emër të qytetarëve. Por sot ishte ndryshe. Sot, Berisha kërkonte ‘bashkëbisedim live me qytetarët për situatën politike’. Priste pyetje dhe jepte përgjigje.
Mesa duket kjo është taktika e re dhe ndryshe që Berisha ka zgjedhur që të ‘zgjatojë’ Foltoren, duke pranuar edhe të kopjojë ndoshta më të rinjtë në politikë. Duket se tentativat e kryedemokratit për të forcuar PR-in dhe për t’u lidhur me qytetarët kudo që janë me rrjetet sociale, e kanë bërë që të pranojë të ndjekë shembullin, si të Ramës, ashtu edhe të Bashës.
Vetëm se dhe një komunikim i tillë jozyrtar ka ‘kleçat’ e veta. Rama luan më shumë me figurën, bëhet më popullor, si çdo person që përdor rrjetet sociale.
Shtrihet në karrige, vizaton, derdh edhe kafen duke përplasur dorën mbi tavolinë, madje gjatë pandemisë, shqiptarëve u fliste Rama dhe një gjel diku nëpër Surrel.
Ndërsa Berisha dhe Basha, duke u përshtatur ndoshta me natyrën e tyre kanë një figurë më të ngurtë, aq sa nuk lexojnë vetë as pyetjet. Bashës i dilnin në ekran dhe u jepte përgjigje, ndërsa Berishës sot ia lexonte Floriana Garo, ndërsa kryedemokrati ‘rrëfehej’.
Për shkak të këtyre notave natyrale dhe normale, duket se Rama është më e besueshëm, edhe pse ndër biseda me qytetarët, nxjerr tek-tuk ndonjë koment negativ, ose ndonjë person që e shan, e ka inat, nuk është fare socialist. Të kundërtën bëri Berisha sot, e Basha dje. Nuk vihet në dyshim që edhe Rama mund t’i ketë komentet e orkestruara nga stafi i tij, por e bën pak më të prekshme dhe të besueshme se është ‘LIVE’.
Edhe pse hyrje në direkt nga Facebook-u është diçka e Berishën, në këtë pikë Ramën e ka shumë më para. Në fakt, opozita e Berishës, ndryshon nga ajo e Ramës më shumë se 10 vite më parë. Kur ishte në opozitë, Rama bënte të kundërtën e Berishës, krijonte kontrakt, gjente risi, rrëmontë trendet. Ndërsa sot, Berisha në opozitë, bën të njëjtën gjë me Ramën.
Tashmë Rama ka kapërcyer edhe në platformën “TikTok”, mbetet për t’u parë nëse Berisha do të kërkojë “zgjerim” në skuadrën e tij të PR-së. Jo për gjë, por në fakt ai rrjet social është i mbushur me videot e tij dhe përballjet që ka me kundërshtarët ndër vite.
@ediramatiktok Besojini sugjerimit tim për Bujtinën Maria dhe bukën e saj????☕️????#LabovëeKryqit❤️ ♬ original sound - EdiRamaTikTok
S’do ishte keq ta shfrytëzonte popullaritetin.
Sondazh
Meta takoi Yuri Kim, Berisha: Takim normal
Sali Berisha TIRANË- Sali Berisha ka komentuar takimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir...
Berisha: I bëj thirrje grupit parlamentar të bashkohet me PD, nuk do të tolerojmë asnjë që bashkëpunon me Ramën
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka folur në lidhje me situatën bre...
Kullat në Tiranë, Berisha: Dëshmia e qartë e kapjes së shtetit, Ramës me këto vepra i doli fytyra e vërtetë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë ata që kanë ndërtuar kulla ...
Berisha: Check up-i, koncesion familjar! Shqipëria u kthye në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi në Bangladesh
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e quajti Check-Upin si koncesion familjar Rama-Nushi. Ai tha se Shqipëria është k...
Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 6 lekë! Bizneset e vogla të përgatiten për greva të fuqishme
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmeruar se nese vjen ne pushtet, do te ule me tre here cmimin e e...
Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PS bleu votat
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me s...
Berisha: Do të depozitojmë në Parlament ligjin për mos njohje të parashkrimit për kryeministrat
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët, ka deklaruar se PD do të dor&...
Berisha: Mafiozët e vërtetë këtu janë qeveritarët! Grupi i El-Capos lidhje me Edi Ramën
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se bajlozët e medias në vend kanë pushtet të ...
‘Skavica’, Berisha thirrje dibranëve: Mos lejoni që Rama të zhdukë nga harta 40 fshatra
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qytetarët dibranë dhe jo vetëm nuk duhet të lejojnë që...
Primaret për kryetarët e bashkive/ Berisha jep lajmin: Ditën e hënë miratohet udhëzimi
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situat...
