Sport

Kosovë heroike në Belfast, por del me zero pikë! Irlandës së Veriut i mjaftojnë 10 minuta për fitoren

Duhet të ishte ndeshja e Kosovës por nuk rezultoi kështu. Në Ligën e Kombeve, përfaqësuesja dardane u mund nga Irlanda e Veriut me shifrat 1-2.

24 Shtator 2022, 20:01 Nga DOSJA

Kosovë heroike në Belfast, por del me zero pikë! Irlandës

BELFAST- Duhet të ishte ndeshja e Kosovës por nuk rezultoi kështu. Në Ligën e Kombeve, përfaqësuesja dardane u mund nga Irlanda e Veriut me shifrat 1-2. Një humbje jo e meritur për përfaqësuesen drejtuar nga Giresse.

Një pjesë e parë që u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën, Kosova do të gjente avantazhin në minutën e 58' me Muriqin. Kur u duk se çdo gjë po shkonte në favorin e miqëve, Irlanda e Veriut shënoi dy herë në minutat 82' dhe 93' me golat e ëhyte dhe Magennis.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë dhe ka fatin në duart e saj, pasi një fitore ndaj Qipros e konfirmon në këtë pozicion, ndërsa Irlanda e Veriut mban vendin e tretë me 5 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

kosova irlanda e veriut

Sondazh

Poll