Sport

Izrael-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare! Cikalleshi-Broja në majën e sulmit

Shqipëria zbret pas pak orësh në fushë kundër Izraelit. Në orën 20.45 në “Bloomfield Stadium” të Tel Avivit, kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja luajnë ndeshjen e tretë në grupin e tyre në “Ligën e Kombeve”, duke kërkuar me patjetër një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup.

24 Shtator 2022, 19:51 Nga DOSJA

Izrael-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare! Cikalleshi-Broja në

IZRAEL- Shqipëria zbret pas pak orësh në fushë kundër Izraelit. Në orën 20.45 në “Bloomfield Stadium” të Tel Avivit, kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja luajnë ndeshjen e tretë në grupin e tyre në “Ligën e Kombeve”, duke kërkuar me patjetër një fitore për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në grup.

Formacioni zyrtar është publikuar vetëm para pak minutash. “Strakosha, Hysaj, Ajeti, Ismajli, Balliu, Abrashi, Gjasula, Laçi, Asllani, Cikalleshi, Broja”. Vlen të theksohet se Asllani do të jetë në rolin e “kamerierit” mbrapa sulmuesëve, për të servirur Cikalleshin dhe Brojën.

Izrael-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare! Cikalleshi-Broja në

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia izrael

Sondazh

Poll