Politike

Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 6 lekë! Bizneset e vogla të përgatiten për greva të fuqishme

Nderkohe i ka bere thirrje bizneseve qe te ulin qepenat ne shenje proteste kunder qeverise Rama.

24 Shtator 2022, 12:38 Nga e.k
Berisha: Do ulim çmimin e energjisë në 6 lekë! Bizneset e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmeruar se nese vjen ne pushtet, do te ule me tre here cmimin e energjise elektrike per te gjitha bizneset shqiptare, si dhe lehtesira fiskale.

Nderkohe i ka bere thirrje bizneseve qe te ulin qepenat ne shenje proteste kunder qeverise Rama.

Sali Berisha: Do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë. Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tre herë, çmimi i energjisë.Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri. Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 përqind. Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla.Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme.

sali berisha

Sondazh

Poll