Politike

Berisha: Check up-i, koncesion familjar! Shqipëria u kthye në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi në Bangladesh

Ai tha se Shqipëria është kthyer në një kosh për ilaçet e skaduara apo gjysmë të skaduara nga vendet e BE.

24 Shtator 2022, 12:46 Nga e.k
Berisha: Check up-i, koncesion familjar! Shqipëria u kthye në koshin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e quajti Check-Upin si koncesion familjar Rama-Nushi.

Ai tha se Shqipëria është kthyer në një kosh për ilaçet e skaduara apo gjysmë të skaduara nga vendet e BE.

Sali Berisha: Check Upi është koncesion familjar Rama dhe Nushi në një grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Nuk e kanë dhe nuk e aplikojnë as vendet e zhvilluara se nuk është efektiv. Beqja e Ram do të japin llogari bashkë me ata që u sulën të përdorin shëndetin e shqiptarëve për të vjedhur qindra mln euro. Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri pasi me angazhimin e kushëririt nga burri anuloi ligjin sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të hyjnë ilaçe që nuk përdoreshin në BE. Pas heqjes së saj Shqipëria u kthye në koshin e ilaçeve të skaduara apo gjysmë skaduara nga Beogradi në Banbgladesh.

 

sali berisha

Sondazh

Poll