Politike

Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PS bleu votat

Pyetjes së qytetarëve në lidhje me votën, Berisha u përgjigj se gabimi më i madh i PD ka qenë mos thirrja e protestave masive pas zgjedhjeve në 2021.

24 Shtator 2022, 12:36 Nga e.k
Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PS bleu votat
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend.

Pyetjes së qytetarëve në lidhje me votën, Berisha u përgjigj se gabimi më i madh i PD ka qenë mos thirrja e protestave masive pas zgjedhjeve në 2021.

Sali Berisha: Rama ka blerë ka dhunuar ka përdorur dhe do të përdorë shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm historik i PD është bërë me 27 prill 2021 kur pas zgjedhjeve masivisht të dhunuara kreu i PD nuk thirri për protesta mbarë popullore dhe rrëzimin e Ramës por futi pasi ishte marrë peng nga Ram partinë në një spirale shkatërrimtarë nga i cili u desh shumë kohë për të dalë.

sali berisha

Sondazh

Poll