Politike

Berisha: Do bëjmë gjithçka që Diaspora të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Berisha tha në një komunikim në ‘Facebook’ me qytetarët se Diaspora është një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar.

24 Shtator 2022, 12:16 Nga e.k
Berisha: Do bëjmë gjithçka që Diaspora të votojë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme diaspora do të ketë të drejtën e votës.

Berisha tha në një komunikim në ‘Facebook’ me qytetarët se Diaspora është një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar.

Sali Berisha: Ne do bëjmë gjithçka që diaspora shqiptare të votojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do bëjmë gjithçka për një shkrirje, bashkëpunim sa më të ngushtë në të gjitha format dhe aspektet e diasporës shqiptare. Do të krijojmë mundësitë që Diaspora të investojë në Shqipëri, të angazhohet në institucionet administrative shqiptare. E konsiderojmë Diasporën një faktor madhor për një Shqipëri të zhvilluar, me një të ardhme të sigurt.

sali berisha

Sondazh

Poll