Politike

Taksa e Rrugës së Kombit, Berisha: Do hiqet sapo të vijmë në pushtet, është anti-kombëtare

Në një bashkëbisedim live me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha ju përgjigj pyetjet së një qytetari duke e konsideruar taksën e rrugës së kombit si një taksë antikombëtare, të cilë Rama e vendosi për të shprehur urrejtjen për ndërtimin e asaj rruge.

24 Shtator 2022, 12:17 Nga e.k
Taksa e Rrugës së Kombit, Berisha: Do hiqet sapo të vijmë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se një nga vendimet e para që do të marrë kur të vijë në pushtet është heqja e Taksës të Rrugës së Kombit.

Në një bashkëbisedim live me ndjekësit e tij në Facebook, Berisha ju përgjigj pyetjet së një qytetari duke e konsideruar taksën e rrugës së kombit si një taksë antikombëtare, të cilë Rama e vendosi për të shprehur urrejtjen për ndërtimin e asaj rruge.

"Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së."- u shpreh Berisha.

 

sali berisha taksa e rruges se kombit

Sondazh

Poll