Politike

Sali Berisha bashkëbisedim virtual me qytetarët: Regjimi i Ramës si i Putin-it! Do ketë protesta dhe greva masive

I pyetur nga një qytetar në lidhje me aksionin opozitar Berisha tha se protesata janë e vetmja rrugë për të rikthyer votën e lirë për të mundur qeverinë të cilën e krahasoi me regjimin e Lukashenkos

24 Shtator 2022, 12:07 Nga e.k
Sali Berisha bashkëbisedim virtual me qytetarët: Regjimi i Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ndryshe një bashkëbisedim me qytetarët, ku ka zgjedhur që të komunikojë online. Ai iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve përmes platformave online.

I pyetur nga një qytetar në lidhje me aksionin opozitar Berisha tha se protesata janë e vetmja rrugë për të rikthyer votën e lirë për të mundur qeverinë të cilën e krahasoi me regjimin e Lukashenkos

Sali Berisha: Edi Rama nuk e pranon votën. Protestat janë rruga në të cilën është përcaktuar fronti për bashkimin e Shqipërisë. Ju garantoj se mund të fillojnë shumë shpejt. Mund të jenë shtyrë por dhe shtytja e tij mund të jenë të padurueshme. Protesta dhe greva do jenë shpresa për të rikthyer votën e lirë, Regjimi i Ramës i vetmi pas Lukashenkos dhe Putin

sali berisha

Sondazh

Poll