Aktualitet

Arrestimi i mjekëve tek Trauma, reagon Shoqata e Infermierëve: Show! E turpshme si trajtohet stafi mjekësor

23 Shtator 2022, 20:49 Nga e.k
Arrestimi i mjekëve tek Trauma, reagon Shoqata e Infermierëve: Show! E
Spitali i Traumës

TIRANË- Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar pas arrestimit të mjekëve në Spitalin Universatar të Traumës nga ana e Policisë. Me anë të një deklarate të shpërndarë në rrjetin social Facebook, shoqata shkruan se ky është një show që po bëhet teksa e ka cilësuar si të turpshëm këtë veprim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Reagim per ngjarjen ne SUT
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise e denon ngjarjen e sotme te ndodhur ne SUT duke bere shoë ne arrestimin e nje mjeku (ku me pas eshte deklaruar se ka dhe te tjere te perfshire).
Eshte e turpshme trajtimi i stafit mjekesore sikur te jene kriminel duke arrestuar me pranga ne duar nje mjek i cili mund te kete shpetuar qindra jete njerezish e mund tu kete sherbyer qindra te tjereve.
Eshte e denueshme cdo lloj forme provokuese e dhenies se rryshfetit ndaj stafit mjekesore (dhe jo vetem).
Sigurisht ne denojme cdo rast abuzimi ku stafi mjekesore ben pazare apo kerkon rryshfet ndaj dhenjes se sherbimit por eshte me e denueshme cdo lloj forme provokuese e cdo rasti perfshire ketu pacient,familjare apo ne rastin konkret edhe nje efektiv policie i infiltruar.
I denueshem dhe i turpshem eshte dhe reagimi i vete SUT ku nuk denon ngjarjen dhe njollosjen e figures dhe punes se mjekut dhe stafit mjekesore por perkrah forma te tilla trajtimi nga shteti te bluzave te bardha.
Sikur te mos mjaftone largimi masiv i mjekeve dhe infermiereve duhen dhe ngjarje te tilla te trajtimit si kriminel te ketyre heronjve qe mjafton nje rast ku te gjithe te hedhin balte mbi to.
E sigurte qe ne kete forme po ushqeni largime te tjera te bluzave te bardha pasi nese sistemi Shendetesore Shteterore eshte ne kete gjendje nuk eshte per faj te mjekeve dhe infermiereve por per faj te Ministrise se Shendetesie,keqmenaxhimit te fondeve per Shendetesine dhe spitalet pra e vete Shtetit.
Mungesa e kushteve te punes,mungesa e personelit,mungesat e shumta te sherbimeve te ndryshme ,pagat e ulta dhe vleresimi i dobet ndaj personelit Shendetesore sjell ngjerje te tilla.
Eshte e turpshme heshtja e kolegeve te tjere,heshtja e Sindikatave te Shendetesise,heshtja e Federatave e Konfederatave Sindikale per ngjarje te tilla.
Shoqata e Infermiereve u ben thirrje institucioneve perkatese te mos bejne provokime te tilla ndaj bluzave te bardha por kur ka ngjarje te tilla te verifikohen e zbardhen me pas te dalin ne deklarata e vendime.
Mos harroni qe mjeket dhe Infermieret jane njerez si ju qe kane familje e duke bere skena te tilla ju nuk po cenoni vetem jeten dhe profesionin e nje mjeku por te nje familje te tere.
Turp kush i sajon ngjarje te tilla apo qe i ushqen ngjarje te tilla.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise i ben thirrje gjithe stafit te SUT te mbeshtese koleget e tyre ne ngjarje te tilla dhe te mos heshtin.
Nese behen provokime te tilla,te jeni te sigurte qe sdo ngelte mjek,infermier,polic,sanitar etj pa u arrestuar pasi secili prej nesh kur ka mar sherbim ne nje forme apo tjeter menyra e vetme qe dime ti falenderojme bluzat e bardha eshte permes dhenies se nje shume parash,ku fajtor sjane ata por te gjithe ne qe ushqejme kete forme mirenjohje ndaj tyre.
Me keto ritme te jeni te sigurte qe sistemi Shendetesore Shteteror do te jete i shkaterruar dhe njerezi do mbeten pa sherbim pasi edhe ai privat eshte skandal.
Mbroni bluzat e bardha - Respektoni bluzat e bardha

Sondazh

Poll