Art&Argëtim

FOTO/ "Përse e ke larguar Hanën nga babai i saj?” Pas fjalëve të Mozzik në këngën e dedikuar vajzës, fansat ‘kryqëzojnë’ Loredanën

Pas këngës së re të Mozzik, i cili i kishte dedikuar fjalë të ndjera Hanës, fansat kanë 'kryqëzuar' Loredanën. Ata e akuzojnë atë për largimin e këngëtarit ndaj vajzës së tyre, por Loredana është shprehur se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.

23 Shtator 2022, 21:02 Nga s.s
FOTO/ "Përse e ke larguar Hanën nga babai i saj?” Pas
Mozzik, Loredana dhe Hana

TIRANË- Mozzik ka lansuar këngën më të re e cila titullohet “Të Dua”, ku kjo këngë i është dedikuar vajzës së tij Hanës. Në këtë këngë reperi ka shprehur keqardhje për faktin që nuk ka mundur të ishte pranë saj, pasi prindërit e saj janë ndarë.

Loredana është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi, përmes disa pyetjeve virtuale të realizuar me ndjekësit e saj në Instagram, Loredana u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Fansat të cilët duket se janë prekur nga kënga e reperit e kanë pyetur Loredanën se përse e ka larguar Hanën nga Mozzik.

Një komentues e ka pyetur: “Përse e ke larguar Hanën nga babai i saj?”.

Por këngëtarja nuk ka nguruar që t'i përgjigjet, e cila ka shkruar e irrituar:“Nuk do ta bëja kurrë një diçka të tillë!!!”.

FOTO/ "Përse e ke larguar Hanën nga babai i saj?” Pas
Postimi i Loredanës

 

 

loredana mozzik

Sondazh

Poll