Art&Argëtim

VD- Tërmeti godet Meksikën, Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve

23 Shtator 2022, 14:31 Nga A.B
VD- Tërmeti godet Meksikën, Dua Lipa largohet e frikësuar nga
Dua Lipa

MEKSIKË- Këngëtarja Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico City dhe pati përvojën jo të mirë pasi u përball me frikën nga tërmeti, 7.7 shkallë Rihter. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve. Ajo shihet në shoqërinë e stilistit francez, Simon Porte Jacquemus, me të cilin ka vizituar disa vende emblematike të qytetit, si shtëpinë e Frida Kahlos.

Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)

Këngëtarja, disa orë më parë kishte dhuruar një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”.

dua lipa termet ne meksike meksike

Sondazh

Poll