Art&Argëtim

Will Smith i rikthehet aktrimit? Zbulohen detajet

I përshkruar si ‘projekti i pasionit’ i Smith, ai do të prodhojë projektin me bashkëpunëtorin e tij , regjisorin Akiva Goldsman. Aktori do të prodhojë Brilliance përmes kompanisë së tij Westbrook Studios. Sa për Goldsman do të bashkëpunojë me producentin Greg Lessans përmes Weed Road Pictures.

23 Shtator 2022, 17:51 Nga e.k
Will Smith i rikthehet aktrimit? Zbulohen detajet
Will Smith

SHBA- Will Smith po planifikon rikthimin e tij në aktrim gati gjashtë muaj pasi goditi me shuplakë Chris Rock në Oscars. Sipas Deadline, ai do të luajë në Brilliance.

I përshkruar si ‘projekti i pasionit’ i Smith, ai do të prodhojë projektin me bashkëpunëtorin e tij , regjisorin Akiva Goldsman. Aktori do të prodhojë Brilliance përmes kompanisë së tij Westbrook Studios. Sa për Goldsman do të bashkëpunojë me producentin Greg Lessans përmes Weed Road Pictures.

Smith pritet të portretizojë protagonistin e filmit, agjentin federal Nick Cooper. Ai punon për Departamentin e Analizës dhe Reagimit, i cili ka përdorur aftësitë e tij për të gjurmuar terroristët. Kur përballet me objektivin e tij më të rrezikshëm , Cooper “do të duhet të shkelë gjithçka në të cilën beson “, sipas përmbledhjes.

Megjithëse ky mund të jetë rikthimi i aktorit në aktrim,ai tashmë ka realizuar projektin e tij të parë që kur bëri bujë në Academy Awards këtë vit.

Will u kap në xhirimet e dokumentarëve të ardhshëm të National Geographic dhe Disney+, Welcome To Earth, në Ekuador në fillim të këtij muaji.

will smith

Sondazh

Poll