Art&Argëtim

Katy Perry rrëfen arsyen se pse nuk dëshiron të punësojë dado me kohë të plotë për vajzën e saj

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry nuk dëshiron të punësojë një dado me kohë të plotë për vajzën e saj dhe të Orlando Bloom, Daisy, pavarësisht se është e zënë me karrierën e saj. 

23 Shtator 2022, 19:35 Nga s.s
Katy Perry rrëfen arsyen se pse nuk dëshiron të
Katy Perry

SHBA- Katy Perry nuk dëshiron të punësojë një dado me kohë të plotë për vajzën e saj dhe të Orlando Bloom, Daisy, pavarësisht se është e zënë me karrierën e saj. 

“Unë jam duke punuar shumë dhe gjithmonë kam punuar shumë. Unë kam një dado të mrekullueshme, por nuk kam një dado me kohë të plotë, sepse mendoj se nëse do të kisha një dado me kohë të plotë, atëherë nuk do të mund të dija kurrë se si të kujdesesha për vajzën time siç duhet”, tha këngëtarja, raporton people.com.

Katy Perry rrëfen arsyen se pse nuk dëshiron të
Katy Perry dhe vajza e saj

Ajo gjihashtu ka thënë se sa herë që nuk punon kryen detyrat e saj si prind, duke treguar gjithashtu se vajza e saj 2-vjeçare ka filluar të flasë dhe është e mërzitme kur ajo nuk ndodhet aty në këto momente.

“Nuk ka rëndësi nëse kam pasur një shfaqje që ka qenë  në 23:00 një natë më parë, zgjohem në orën 6 dhe do të shkojmë të hamë mëngjesin", tha këngëtarja.

katy perry kengetare dado karriere

Sondazh

Poll