Art&Argëtim

FOTO/ Mozzik publikon këngën drithëruese për të bijën, reagon Getinjo: Kam qarë si fëmijë

Mozzik ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën. Ndërsa së fundmi, vëllai i tij Getinjo përmes një postimi në Instagram ka shkruar se ka qarë si fëmijë me këngën e Mozzik.

23 Shtator 2022, 20:04 Nga s.s
FOTO/ Mozzik publikon këngën drithëruese për të
Getinjo, Hana dhe Mozzik

TIRANË- Reperi Mozzik është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën.

Lidhur me tekstin prekës të këngës, ka reaguar edhe vëllai i reperit. Getinjo shkruan se ka qarë si fëmijë me këngën e Mozzik.

“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”, ka shkruar Getinjo në postimin e tij në Instagram.

FOTO/ Mozzik publikon këngën drithëruese për të
Postimi i Getinjos

mozzik getinjo

Sondazh

Poll