Art&Argëtim

FOTO/ Lori Hoxha zgjodhi Kledi Kadiun në vend të tij, reagon Ilir Shaqiri: Nuk jam vlerësuar

Balerini Ilir Shaqiri ka reaguar për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars” duke u zëvëndesuar me koreografin e njohur Kledi Kadiu. Komenti i fituesit të edicionit të parë të “Big Brother VIP” vjen pasi Lori Hoxha tregoi publikisht se përse kishte zgjedhur Kledin.

23 Shtator 2022, 20:46 Nga s.s
FOTO/ Lori Hoxha zgjodhi Kledi Kadiun në vend të tij, reagon Ilir
Kledi Kadiu, Lori Hoxha dhe Ilir Shaqiri

TIRANË- Ishte mësuar më parë që Kledi Kadiu do të ishte pjesë dhe ndoshta kryesori në jurinë e “Dancing With the Stars”, por ditën e djeshme balerini e ka konfirmuar këtë gjë zyrtarisht përmes një postimi në Instagram. Një postim që u shpërnda më pas edhe nga producentja dhe trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha.

Por, së fundmi Lori Hoxha përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, e cila ka postuar një foto të Kledit, ka shpjeguar arsyen se pse ka zgjedhur pikërisht atë në këtë rol, teksa e cilëson edhe si balerinin më të mirë shqiptar.

Ajo ka zbuluar edhe se kur ishte e vogël, babai i saj I ndjerë, Dritan Hoxha, e detyronte që bashkë me Sarën që shkonin tek academia e baletit të Kledit në Romë për të ndjekur kurse.

FOTO/ Lori Hoxha zgjodhi Kledi Kadiun në vend të tij, reagon Ilir
Postimi i Lori Hoxhës

Balerini Ilir Shaqiri ka reaguar për herë të parë pas postimit të Lori Hoxhës, pasi nuk u bë pjesë e jurisë së “Dancing With the Stars” duke u zëvëndesuar me koreografin e njohur Kledi Kadiu. Mungesa e Shaqirit në këtë format ishte një surprizë për faktin se të gjithë prisnin të ishte pjesë pas fitores në “Big Brother VIP”. Së fundmi, përmes deklaratës së tij, balerini nënkupton se ka pasur një krisje, teksa shprehet se nuk është ndjerë i vlerësuar si artist. 

"Detyrim ndaj publikut tim, Ju them fare thjeshtë që kam komunikuar vetëm 2 herë që pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing With the Stars”. E them me keqardhje këtë pikërisht sepse kam qenë dhe jam ndjerë pjesë e familjes “Top Media” për një nga eksperiencat më të forta dhe bukura të jetës siç ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i familjes aktuale “Digitalb”. Komunikime të cilat për muaj me rradhë munguan totalisht deri në 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit DWTS mori përgjigjen “JE I LIRË”, duke mos lënë shpresë për asnjë event tjetër dhe herën e dytë në 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e DWTS si Kryetar Jurie mori gjithashtu nga ana ime përgjigjen “NUK JAM MË I LIRË” sepse vendimi im për të qenë pjesë e DWME pas 2 muajsh pritje ishte tashmë e konkretizuar. Nuk jam vlerësuar", shkruhej në postimin e Ilir Shaqirit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Shaqiri (@ilir_shaqiri)

 

lori hoxha kledi kadiu

Sondazh

Poll