Aktualitet

Bashkëpunim & ryshfet/ Aksioni tek Trauma, pas reanimatorit, prangoset mjekja dhe infermierja

Në njoftim theksohet se tre të arrestuarit merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

23 Shtator 2022, 17:57 Nga F.M
Bashkëpunim & ryshfet/ Aksioni tek Trauma, pas reanimatorit, prangoset
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar te Spitali i Traumës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se përveç reanimatorit Fitim Marku, janë vënë në pranga edhe dy punonjëse të tjera të këtij spitali. Bëhet fjalë për K.B. me deryrë infermiere; dhe S.B., me detyrë mjeke. Në njoftim theksohet se tre të arrestuarit merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë. Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

Operacioni u zhvillua këtë mesditë në spitalin e Traumës me ndihmën e një agjenti të infiltruar. Ky i fundit ka qenë personi që ka bërë pazaret me Markun dhe në momentin që do t’i jepte 20 mijë lekë ryshfet, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar reanimatorin. Tashmë tre të prangosurit do të merren në pyetje dhe pritet të zbardhen akoma më shumë detaje nga hetimet.

prokuroria e tiranes aksioni tek trauma fitim marku

Sondazh

Poll