Aktualitet

Mbyllja e shkollave "Mehmet Akif", Manjani: Pisllëqet e qeverisë, këto janë akte terroriste

Manjani e konsideron një akt terrorist e pisllëk të qeverisë mbylljen e këtyre institucioneve.

23 Shtator 2022, 17:49 Nga F.M
Mbyllja e shkollave "Mehmet Akif", Manjani: Pisllëqet e
Ylli Manjani

TIRANË- Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas mbylljes së kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” dhe kopshtit “Zubeyde Hanim”. Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se nxënësit që po mësojnë në këto shkolla duhet të kenë përjetuar terror. Manjani e konsideron një akt terrorist e pisllëk të qeverisë mbylljen e këtyre institucioneve.

Postimi i plotë:

Mbyllja e një shkolle, ku janë arsimuar breza të tërë dhe vijon arsimimi aty, është i ngjashëm me një akt terrorist. Lëndimi masiv i njerëzve, komuniteteve të caktuara është akt terrori. Imagjinoni çfarë terrori përjetojnë nxënësit që filluan vitin shkollor aty. Imagjinoni prindërit e tyre që investuan në atë institucion ku besuan edukimin e fëmijëve të tyre. Vetëm imagjinojeni çfarë terrori është. Shkollat mbyllen dhunshëm sot vetëm nga aktet terroriste! Le pastaj kur mendon se mbyllja e shkollës bëhet për kokërr të qejfit të udhëheqësit të një vendi të huaj! Bah! Ndërsa pisllëqet që nxjerr nga goja Ministrja e Arsimit se medemek "shkolla nuk plotësonte standardet",le tja thotë kolegëve të saj ministra që shkolluan e shkollojnë fëmijët aty. Të bindë ata njëherë pastaj ne të tjerëve. Turp, që i mbuloftë përjetë! Gjykata e Republikës së Shqipërisë duhet të rivendosë autoritetin e shkollës mbi atë të qeverisë vasale. Mbi të gjitha duhet të vendosë sovranitetin shtetëror në vendin e vet. Ky është rasti që gjykata të tregojë që ekziston në shërbim të Republikës.

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të mbyllur veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t'i kthehet shtetit shqiptar.

Por ka një "problem", godina tek '21 Dhjetori' në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.

ylli manjani mbyllet shkolla “mehmet akif”

Sondazh

Poll