Politike

Dhunoi turistët spanjoll, Rama i përvishet biznesmenit: Barbar, uroj që të mos i shpëtoj duarve të drejtësisë

16 Gusht 2019, 19:04 Nga DOSJA
Dhunoi turistët spanjoll, Rama i përvishet biznesmenit: Barbar, uroj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje, ku një pronar restoranti në Porto Palermo dhunoi disa turistë spanjollë. Në një reagim në Facebook Rama e quan barbar, pronarin e lokalit, i cili është dhe kushëri i Koço Kokëdhimës.

Barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve? Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë?Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri?Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë?”, shkruan Rama.

Një ditë më parë një grup turistësh spanjollë u rrahën nga pronarët e lokalit, pasi ishin ankuar për shërbimin, pasi sipas tyre nuk ishte në lartësinë duhur. Ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje, por janë sulmuar. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ata janë sulmuar dhe me armë të ftohta.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet mihal kokedhima edi rama rrihen turistet spanjolle ne porto palermo arrestohet mihal kokedhima edi rama rrihen turistet spanjolle ne porto palermo

Sondazh

Poll