Politike

Basha firmos marrëveshjen me banorët e Unazës së Re: Do u mbështesim, rishikojmë projektin kur të vijmë në pushtet

16 Gusht 2019, 17:57 Nga DOSJA
Basha firmos marrëveshjen me banorët e Unazës së Re: Do u

TIRANË- Partia Demokratike sot ka nënshkruar në marrëveshje mirëkuptimi me banorët e Unazës së Re, të cilët prej muajsh po protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre që preken nga projekti i ri i rrugës.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në vendin ku banorët zhvillojnë protestat e tyre çdo natë. Për të firmosur marrëveshjen ka qenë i pranishëm vet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se opozita e bashkuar do i mbështesë gjithmonë banorët e Unazës.

Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana” – thuhet në kontratën e firmosur.

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike firmosi me banorët e Unazës së Re një kontratë, ku shprehet mbështetja e opozitës për protestën e këtyre banorëve në mbrojtje të shtëpive të tyre, ndërsa banorët shpresin vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e banesave dhe pronës së tyre nga rreziku i prishjes pa dëmshpërblim. Duke e konsideruar kriminale prishjen e tyre për shkak të projektit korruptiv dhe pa u siguruar një shpërblim të drejtë, PD angazhohet për dy masa emergjente, rishikimin e projektit, dëmshpërblimin sipas çmimit të tregut. “Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe, në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar” – thuhet në kontratën e firmosur nga kreu i opozitës Lulzim Basha dhe banorët e Unazës së re dhe Lumit të Lanës në pjesën ku ai do të devijohet. Për ta konsideruar si pronë që dëmshpërblehet me çmimin e tregut, PD  angazhohet që në momentin kur do të jetë shumicë qeverisëse, do t’i vlerësojë banesat e ndërtuara në zonën e Unazës së Re sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private për përfshirjen në aferën e prishjes së banesave të qytetarëve në Unazën e Re, pa u garantuar atyre një shpërblim të drejtë dhe në vlerën e tregut për pronat e tyre private, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.”

Një marrëveshje të tillë opozita e ka nënshkruar dhe me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrti, ku janë zotuar se do të shpallin monument kulture Teatrin Kombëtar. Banorët e Unazës së Re prej disa muajsh kanë dalë në protestë ku kërkojnë anulimin e projektit. Ata kërkojnë që projekti i rrugës të ndryshohet dhe të dëmshpërblehen për prishjen e banesave të tyre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i projekit te unazes se re lulzim basha ne astir marreveshje e bashes me banoret e unazes protesta e banorëve në astir anulimi i projekit te unazes se re lulzim basha ne astir marreveshje e bashes me banoret e unazes protesta e banorëve në astir

Sondazh

Poll