Politike

Meta nuk përmbahet: Personat në Autoritetin e Dosjeve janë fëlliqësira të korruptuar nga Rama

Meta tha se ata nuk zbatojnë ligjin dhe janë 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Rama.

22 Shtator 2022, 21:23 Nga I.A
Meta nuk përmbahet: Personat në Autoritetin e Dosjeve janë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se personat që janë në Autoritetin e Dosjeve janë flliqësira. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Meta tha se ata nuk zbatojnë ligjin dhe janë 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Rama.

"Duhet të dalin se çfarë fëlliqësirash që janë në autoritetin e Dosjeve. Epitetet janë në dorën time. Unë jam mësuar me shumë shpifje. U ka nxjerrë emrat njerëzve, pa bërë deklasifikimin. Kanë dalë emrat e personave që kanë qenë të përfshirë. Unë shkoj në ato 5 fëlliqësirash që i ka korruptuar Edi Rama për të kërkuar verifikimin e anonimatin. Unë po i shkoj tek Prokuroria e Edi Ramës, le të vijnë atje ata. Ata ligjet që bëjnë vetë! Unë e kam thënë, aty ku t’i shijojë më mirë Edi Ramës. Kjo është toleranca më e madhe. Ti bën një ligj për të legjitimuar akuzat e 5 fëlliqësirave. Ata meritojnë vetëm një emër, 5 fëlliqësira. Ai është një institucion Kushtetues. Do duhet të zbatojnë ligjin, por kanë dhe dimensione humanitare," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll