Politike

Meta: Rama donte t'i fuste bankat te e-Albania, ato refuzuan

Meta tha se bankat e kanë refuzuar këtë gjë pasi sistemi i tyre mbrojtjës është më i fortë se sa i e-Albania.

22 Shtator 2022, 21:29 Nga I.A
Meta: Rama donte t'i fuste bankat te e-Albania, ato refuzuan
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Rama ka kërkuar fillimisht që dhe bankat të futeshin te sistemi e-Albania. I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, Meta tha se bankat e kanë refuzuar këtë gjë pasi sistemi i tyre mbrojtjës është më i fortë se sa i e-Albania. Po ashtu Meta theksoi se sulmin e parë ndaj sistemit të vendit e ka bërë Rama te patronazhistët.   

"Nuk ka lidhje me këtë sulmin. Ka gjëra më të rënda se kjo. Sulmin ne e dimë. Sulmin e parë ndaj sistemit, e bëri Edi Rama. Ua dha të dhënat e qytetarëve tanë, patronazhistëve. Prokurorët u morën me gazetarët. Ata nuk u morën me përgjegjësit kryesorë. Unë kam bërë dy mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, më dhanë garanci të madhe. Kjo situatë është shfrytëzuar nga brenda në shërbim të krimit dhe banditëve. Banka e Shqipërisë nuk pranoi që të bashkohej me sistemet digjitale qeveritare. Rama donte t’i fuste në sistemin e vetë kur e dinte që ishte goditur. Bankat kanë sistemin e tyre të mbrojtjes. Rama donte t'i fuste te sistemi i tij i dëmtuar, ato nuk donin. Në dijeni për sulmin jam vënë në dijeni në korrik. Qeveria e dinte, ata janë shtet mafjoz. Por nuk është ky i vetmi problem, pasi është i Tims, i policisë," tha Meta.

edi rama ilir meta

Sondazh

Poll