Sport

Sondazhi i gazetarit Alfredo Pedulla, tifozët e duan titullar Asllanin në takimin ndaj Romës (FOTO)

Më datë 1 tetor Inter do të luajë ndaj Romës për javën e tetë të Serie A. Për Kristjan Asllanin, ndeshja ndaj verdhekuqëve përfaqëson një shans për të mos e humbur.Mesfushori, deri më tani ka qenë objekt misterioz tek Inter.

22 Shtator 2022, 19:11 Nga DOSJA

Sondazhi i gazetarit Alfredo Pedulla, tifozët e duan titullar Asllanin

ITALI- Më datë 1 tetor Inter do të luajë ndaj Romës për javën e tetë të Serie A. Për Kristjan Asllanin, ndeshja ndaj verdhekuqëve përfaqëson një shans për të mos e humbur.Mesfushori, deri më tani ka qenë objekt misterioz tek Inter.

Shumë pak i përdorur, me vetëm dy paraqitje nëSerie A dhe një në Champions League, për një total prej 30 minutash nga 810 në total mes dy kompeticioneve. Të gjithë thojhnë se ka ardhur koha e tij. Dy janë faktorët që e diktojnë këtë: mungesa e Brozovic për shkak të numrit të kartonave të dhe gjendja jo 100% e Hakan Calhanoglu.

Nëse nuk ka surpriza në ditët e fundit, Asllani do të marrë fanellën e titullarit . Tifozët e Interit e kanë thënë fjalën e tyre. Gazetari Alfredo Pedulla ka bërë një sondazh në lidhje me Asllanin dhe pyetjes se pas pezullimit të Brozovic a duhet që Simone Inzaghi ta aktivizojë mesfushorin titullar në duelin ndaj Romës, 91% e tyre janë përgjigjur “po” dhe vetëm 9% prej tyre negativisht. Misioni i Romës ka nisur dhe qëllimi është ta bindë Inzaghin që ta aktivizojë në vend të Brozovic më 1 tetor në “San Siro”.

Sondazhi i gazetarit Alfredo Pedulla, tifozët e duan titullar Asllanin

E.Ç (Dosja.al)

asllani inter

Sondazh

Poll