Politike

Votimet/ Shtyhet me 101 vota pro afati i Komisionit për Reformën Territoriale! Rrëzohet propozimi i pedagogëve për KLP

Ndërkohë Arta Mandros e cila ishte propozim i pedagogëve për të marrë një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk ka marrë dot votëbesimin e deputetëve dhe është rrëzuar si propozim.

22 Shtator 2022, 15:59 Nga k.m e.k
Votimet/ Shtyhet me 101 vota pro afati i Komisionit për Reformën
Kuvendi i Shqipërisë, votimi i projektligjeve

TIRANË- Parlamenti me 101 vota pro ka shtyrë afatin e Komisionit për Refornën territoriale ndërkohë është miratuar me 106 vota pro Projekltligji për "Ndihmat Humanitare në Lundrim". 

Ndërkohë Arta Mandros e cila ishte propozim i pedagogëve për të marrë një vend në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk ka marrë dot votëbesimin e deputetëve dhe është rrëzuar si propozim.

VOTIMET:

Miratohet me 106 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Projekltligji për "Ndihmat Humanitare në Lundrim". 

Është rrëzuar kandidatura e paraqitur nga pedagogët për anëtarin e KLP-së pasi ka marrë 71 vota pro duke mos arritur kuorumin e nevojshëm. Ndërkohë 4 deputetë abstenuan dhe 49 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Çështja është rikthyer në nën nënkomision që të miratohet një kandidaturë tjetër.

Pati vetëm 71 vota pro nga 84 që duhen. Gjithashtu 72 vota pro shkuan për Petraq Likën, i cili u zgjodh anëtar i bordit të ERE. 

Edmond Tullumani zgjidhet anëtar i Lëshillit Drejtues të RTSH-së me 97 vota pro.

Është miratuar me 106 vota pro "Zgjatja e afatit e Komisionit të Posaçëm".

Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.67/2020 “Për  miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u miratua me 106 vota Pro.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për periudhën zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u miratua me 107 vota Pro.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me  kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, u miratua me 106 vota Pro.

seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll