Politike

Peleshi-opozitës: Po bëni lojën e një fuqie të zezë, po kërkoni destabilitetin e vendit! Në fushën dixhitale jemi të parët në BP

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend Peleshi u shpreh se opozita me këto veprime dhe akuza që hedh ndaj qeverisë sa i përket sulmit kibernetik të kryer ndaj sistemeve dixhitale të vendit po i shërben me apo pa vetëdije një "fuqie të zezë". 

22 Shtator 2022, 15:19 Nga e.k
Peleshi-opozitës: Po bëni lojën e një fuqie të
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës të cilën e akuzoi se po kërkon destabilitetin e vendit. 

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend Peleshi u shpreh se opozita me këto veprime dhe akuza që hedh ndaj qeverisë sa i përket sulmit kibernetik të kryer ndaj sistemeve dixhitale të vendit po i shërben me apo pa vetëdije një "fuqie të zezë". 

Ministri u shpreh se sa i përket dixhitalizimit vendi ynë është i pari në Ballkani Perëndimor me 95% të shërbimeve të dixhitalizuar.

Niko Peleshi: Po bëni lojën e një fuqie të zezë. Ky është synimi juaj greva dhe destabilitet. I kërkoni llogari qeverisë shqiptare se pse nuk kemi qenë imun 100% ndaj një sulmi nga një domain i ri ndërkohë që kemi bërë shumë përparime në fushën dixhitale. Duhet të përgatitemi. Nëse e ke të sinqertë pyetjen se çduhet të bëjë opozita atëherë, mos i nxini faqen Shqipërisë. Në fushën dixhitale jemi e para në Ballkanin Perëndimor, kemi dixhitalizuar 95% të shërbimeve dhe kjo ka dhe riskun e ruatjes së këtyre të dhënave. Ky sulm na ka bërë më të ndërgjegjësuar. U tha këtu se të dhënat u morën pasi patronazhistët kishin lënë një "derë hapur", si mujnd të thoni broçkulla nga kjo foltore. Nuk janë të zakonshme se krijojnë destabilitet.

niko peleshi seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll