Politike

Shqipëria dhe Kroacia marrëveshje për sigurimeve shoqërore, Rama: Përfitojnë 3 mijë shqiptarë

Nga njohja e viteve të punës do të përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci. 

22 Shtator 2022, 14:08 Nga A.B
Shqipëria dhe Kroacia marrëveshje për sigurimeve shoqërore,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e mirë për shqiptarët. Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Nga njohja e viteve të punës do të përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci. 

'LAJM I MIRË. Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës'- shkruan Rama në rrjetin social 'Facebook'.

edi rama

Sondazh

Poll