Politike

Korreshi ironizon Felajn: Na keni "vjedhur" Kushtetutën, s’po e gjejmë dot

Opozita akuzoi nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj se nuk zbaton rregulloren, duke mos i dhënë fjalën deputetëve të opozitës.

22 Shtator 2022, 14:57 Nga e.k
Korreshi ironizon Felajn: Na keni "vjedhur" Kushtetutën,
Saimir Korreshi dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Është zhvilluar me debate të forta dhe tensione dhe seanca e sotme plenare në Kuvend. Opozita akuzoi nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj se nuk zbaton rregulloren, duke mos i dhënë fjalën deputetëve të opozitës.

Deputeti Saimir Korreshi iu drejtua me ironi Felajt se ‘u kanë vjedhur Kushtetutën dhe s’po e gjejnë dot’.

“Duke qenë se po dëgjomë përralla me mbret, t’i shtyjmë për ditën e shtynë, se atëherë ka qenë emisioni me përralla në kohën e Enverit. Na keni vjedhur dhe kushtetutën, rregulloren, nuk po e gjejmë t’ju kundërshtojmë”, tha ai.

saimir korreshi seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll