Politike

Spaho: Unë e pranoj të më thotë Spiropali vrasës, po jo të gjithë forcës politike

Deputeti tha se do ishte ndryshe nëse do akuzohej vetëm ai por nuk e pranon që të cilësohen të gjithë të tillë. 

22 Shtator 2022, 13:56 Nga A.B
Spaho: Unë e pranoj të më thotë Spiropali vrasës, po jo
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat, Edmond Spaho iu përgjigj akuzva të kolegevë të cilët kërkuan një falje nga ai për deklaratat që tha për ministren. Ai u shpreh se opozita u cilësua si vrasëse në seancë mirëpo këtë nuk e pranon. Deputeti tha se do ishte ndryshe nëse do akuzohej vetëm ai por nuk e pranon që të cilësohen të gjithë të tillë. 

Edmond Spaho: Më bënë thirrje për të kërkuar ndjesë. Replika është për zonjën Spiropali. U përdor një fjalor fyes dhe agresiv, opozita u cilësua vrasëse, do ta pranoja të më thoshte Spiropali vrasës, po të na thotë të gjithë forcës politike nuk e pranoj. Jeni ju ata që keni vrarë. Nëse Spiropali do të kërkonte ndjesë, atëherë do pranohej fjala e koleges time atje. 

Ermonela Felaj: Ju akuzuat PS se thatë keni që nga viti 1944 që vrisni. 

edmond spaho seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll