Politike

Sulmi i kibernetik Iranit, Balluku thirrje opozitës: U godit Shqipëria, të bëhemi bashkë! Nuk ia arritën qëllimit

Balluku tha në Kuvend se buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm të tillë dhe se po punohet me partnerët për të ngritur një strategji të re të mbrojtjes. Sipas ministres qëllimi i iranianëve ishte të fshinin çdo të dhënë të sistemeve tona, por nuk ia kanë dalë.

22 Shtator 2022, 15:00 Nga e.k
Sulmi i kibernetik Iranit, Balluku thirrje opozitës: U godit
Belinda Balluku

TIRANË- Akuzave të opozitës për dështim ndaj sulmit kibernetik të Iranit, zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj me një thirrje. Ajo u kërkoi që të bëhen bashkë, pasi sulmi ishte i paprecedentë.

Balluku tha në Kuvend se buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm të tillë dhe se po punohet me partnerët për të ngritur një strategji të re të mbrojtjes. Sipas ministres qëllimi i iranianëve ishte të fshinin çdo të dhënë të sistemeve tona, por nuk ia kanë dalë.

Belinda Balluku: Buxheti është i pamjaftueshëm për të përballuar një sulm në katër drejtime. Nuk po merrem me metaforat e uljes së pantallonave. Duhet thënë që sulmi me të cilin jemi përballur është i paprecedent. E thënë kjo nga analiza e bërë nga Microsoft. Nuk e di që kush nga ju pret që ne të parashikonim që do të bëheshim target i një vendi që investon miliona dollarë për të shkatërruar vendet e tyre.  Do të bëjmë strategjinë e mbrojtjes kibernetike. Me këto sulme është përballur e gjithë bota. Teknologjia ndryshon çdo muaj. Ky nuk ka qenë një sulm i rastësishëm dhe as amator. Merreni seriozisht. Është një moment për tu bërë bashkë dhe për të mbrojtur vendin. Sulmi kishte si qëllim për të fshirë çdo të dhënë në sistemet tona dhe nuk ia kanë dalë. Ky sulm i ka ndodhur Shqipërisë. Kini parasysh që po trajtohet gabim. Janë bërë të gjitha veprimet e duhura. Vazhdon edhe sot edhe kësaj dite dhe jemi nën sulm. Po punojmë me partnerët. Sulmet shërbejnë për të parë dobësitë e sistemit dhe për të krijuar mburoja të reja. Nuk është ky rasti për t’u goditur qeveria, na duhet të bëhemi bashkë për të gjetur zgjidhje.

belinda balluku seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll