Politike

Nuk e priti mirë kritikën/ Baçi-Felajt: Sa herë drejtoni seancën ju, dështoni. Socialistja ia pret fjalën...

Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi u shpreh se sa herë që Felaj drejton seancën plenare ajo degradon.

22 Shtator 2022, 14:00 Nga k.m.
Nuk e priti mirë kritikën/ Baçi-Felajt: Sa herë drejtoni
Luan Baçi dhe Ermonela Felaj

TIRANË- Deputetët e opozitës janë revoltuar me zv/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj pas ndërprerjes të fjalës së tyre për disa herë me radhë. Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi u shpreh se sa herë që Felaj drejton seancën plenare ajo degradon.

"E keni vënë re sa herë drejtoni seancën ju, dështoni? Drejtuesi i seancës është ai që i jep drejtimin një institucioni, po kalojnë orë se kush artikulon më bukur. është për procedurë, mos ma ndërpre fjalën. E di rregulloren më mirë nga ju...,"-tha Baçi.

Por edhe kësaj herë, Felaj ndërhyri dhe i preu fjalën...

luan baçi ermonela felaj seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll