Politike

Deklarata e Spahos, ironizon Manja: Faleminderit që na e kurseni Elisën, na tregoni kë keni në plan të vrisni

Manja e falenderoi duke i thënë se ministrja u duhet në mënyrë që të replikojë me to.

22 Shtator 2022, 13:43 Nga A.B
Deklarata e Spahos, ironizon Manja: Faleminderit që na e kurseni
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri Ulsi Manja reagoi pas deklaratës së deputetit Edmond Spaho se ministrja Elisa Spiropali nuk vritet pasi nuk ka vlerë. Me ironi, Manja e falenderoi duke i thënë se ministrja u duhet në mënyrë që të replikojë me to. Po ashtu, ai pyeti se kë ka në plan opozita që të vrasë. 

'Faleminderit Zoti Spaho që po na e kurseni Elisën, që t'ju japë replika. Po na tregoni se kë keni në plan për të vrarë, se ishim dëshmitarë të një dhune, mbi qytetarët, biznesi, e këtë e bën një njeri që e ka drejtuar këtë vend. Ishim dëshmitarë të një prroi psiqik dhune, më vjen keq për një pjesë prej jush që jeni bërë pjesë e kësaj dhune. është fat që e kemi, se një njeri i tillë që në cdo tre fjalë ka dhunën mbi shtetin e mbi njerëzit duhet ta kemi këtu që shqiptarët të kujtojnë kur të shkojnë në kutinë e votimit se kë nuk duhet të votojnë. Ju keni vrarë, distancohuni nga kjo gjuhë e nga ky fjalor. Ne do jetojmë 100 vjet e do qeverisim për aq kohë sa na duan qytetarët. '- tha Manja. 

ulsi manja seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll