Politike

Berisha u ul në anën e socialistëve/ Spiropali: Për çfarë përfaqësimi flet, për 1800 plumbat në Bulevardin e Kombit?

Në fjalën e saj, për replikë, Spiropali kujtoi sulmin ndaj protestuesëve të 21 janarit, duke u shprehur se socialistët ndër vite i ka vrarë dhe i ka përndjekur.

22 Shtator 2022, 13:32 Nga k.m.
Berisha u ul në anën e socialistëve/ Spiropali: Për
Elisa Spiropali

TIRANË- Ministrja për Shtetin dhe Parlamenti, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës se ai ishte përfaqësues edhe i socialistëve në Kuvend. Në fjalën e saj, për replikë, Spiropali kujtoi sulmin ndaj protestuesëve të 21 janarit, duke u shprehur se socialistët ndër vite i ka vrarë dhe i ka përndjekur.

"Kjo që dëgjuam ishte për të qeshur, se për të qarë njërëzit i keni bërë kur keni qeverisur. E gjithë opozita është e marrë peng nga dy njerëz që janë marrë nga grabitësit e bankës. Nuk kemi dëshirë që të merren me njerëzit përditës. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti i botës tjetër dhe pretendoi se ëhstë përqafësues i socialistëve. 1800 plumba u gjetën në bulevard, ç'përfaqsim? Për çfarë po flet. Dje, një e moshuar tha me jep leje të qëlloj Edi Ramën. Pyeti këtë se ai jep leje për vrasje. Për dosjet ne po dashkemi të dënojmë përfaqësues politik. Këta që të gjithë politikën e kanë ngritur mbi shantazh. Ne e kaluam ligjin në 2015. U la aty një vjegë. Po, e pranoj unë që aty u la një vjegë. U ka dalë boja, nuk e voton më njeri. Berisha është pacienti 0 i egërsisë në politikë. Si fillim u tallët me sulmet kibernetike. Por kuptuar se ishte një sulm i sponsorizuan nga Irani. Po fakti që nuk ishte një sulm ndaj Shqipërisë, por një aleati të NATO-s që u ngrit në këmbë Shtëpia e Bardhë dhe NATO? Ky sulm nuk kishte limit buxheti. Shpërbimet u ngritën në këmbë për një javë. Raporti përfundimtar që nuk është bërë nga ne, nga FBI që erdhi në ndihmë, ai raport që nuk e latë zv.kryeministren për ta lexuar,"-tha Elisa Spiropali.

elisa spiropali seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll