Politike

'Burrë i vjetër, u ul se e nuk qëndron dot në këmbë'/ Balla për Berishën: Ky i ha PS atë...

Balla përmendi fjalë të rënda, duke thënë se Berisha kërkon që të provokojë sherr dhe luftë sa herë që i jepet mundësia.

22 Shtator 2022, 13:28 Nga A.B
'Burrë i vjetër, u ul se e nuk qëndron dot në
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj deklaratëve të Sali Berishës, i cili u ul në anën e socialistëve. Balla tha se ajo ishte një provokim nga një njeri që nuk ka turp. Balla përmendi fjalë të rënda, duke thënë se Berisha kërkon që të provokojë sherr dhe luftë sa herë që i jepet mundësia.

'U bë një provokim i ulët nga një njeri pa turp. Nuk ndodh që unë të ulem në vendin tuaj. Ky individ kërkon sherr  dhe luftë sa herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjëherë reagim se burrë i vjetër nuk qëndron në këmbë dhe menduam se e ka nga mosha. Ky që kërkon të vijë këtu në Parlament se i përfaqëson më mirë socialistët, ky PS i ha atë dhe ky PS ky njeriu nuk ia afrohet dot kurrë se PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë”,'- tha Balla.

taulant balla seance plenare 22 shtator 2022

Sondazh

Poll