Aktualitet

Shembja e skelës që vrau dy punëtorë dhe plagosi tre, arrestohen dy teknikët e firmës, në kërkim pronari Petrit Syla

17 Gusht 2019, 07:26 Nga DOSJA
Shembja e skelës që vrau dy punëtorë dhe plagosi tre,

TIRANË– Dy drejtuesë teknikë të kompanive që ishin kontraktuar për punimet në fasadën e pallatiti ku skela u shkëput duke lënë pas dy punëtorë të vdekur dhe tre të plagogusr, janë arrestuar.

Ndërsa pronari dhe administrator i firmës skela “Syla”, Petrit Syla është shpallur në kërkim.

Në pranga janë vënë Xhimi Tarushi me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” si dhe Ilir Bendo me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Syla dhe dy të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Njoftim i policisë Tiranë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, dhe konkretisht:

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë një ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimja.

Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tirane vdesin dy punetoret ne tirane tirane vdesin dy punetoret ne tirane

Sondazh

Poll